Ndërlidhjet

Schumacher mbetet në gjendje të rëndë


Michael Schumacher
Michael Schumacher
Kampioni në pension i Formulës 1, Michael Schumacher, mbetet në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar trauma të rënda të trurit në një aksident me ski.

Schumacher i është nënshtruar një operacioni të menjëhershëm në një spital të Francës, ku ka arritur në gjendje kome.

Raportet thonë se Schumacher, 44 vjeç, ka përplasur kokën për shkëmb, derisa skijonte në Meribel të Alpeve Franceze.

Shtetasi gjerman është vozitësi më i suksesshëm i Formulës 1 në të gjitha kohërat, me një rekord prej 91 fitoresh.
XS
SM
MD
LG