Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë bisedimet për Iranin


Iran - foto ilustruese

Iran - foto ilustruese

Rrethi i tretë i bisedimeve bërthamore midis ekspertëve të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore mbahet sot në Gjenevë.

Bisedimet pritet të caktojnë kornizën për zbatimin e marrëveshjes së përkohshme bërthamore, të arritur muajin e kaluar.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani duhet të ndalojë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Kryenegociatori i Iranit, Abbas Araqchi, ka thënë se shpreson që implementimi i marerëveshjes të nisë brenda një muaji.
XS
SM
MD
LG