Ndërlidhjet

Sulmohet rezidenca e ambasadorit gjerman në Athinë


Athinë
Athinë
Sulmues të panjohur kanë shtënë në drejtim të rezidencës së ambasadorit gjerman në Athinë.

Nuk ka raporte për të lënduar.

Policia ka thënë se së paku katër plumba kanë goditur portën metalike të rezidencës.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Kryeministri grek, Antonis Samaras, ka folur me ambasadorin gjerman, Wolfgang Dold, i cili ka qenë në shtëpi në kohën e incidentit.

Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, po ashtu ka shpreshur “zemërimin e tij për sulmin”.

Shumë në Greqi fajësojnë qëndrimin e Gjermanisë për masat shtrënguese, që kanë të bëjnë me krizën ekonomike të vendit të tyre.
XS
SM
MD
LG