Ndërlidhjet

Mijëra të evakuuar nga vullkani në El Salvador


Ilustrim

Ilustrim

Mijëra njerëz në lindje të El Salvadorit kanë lënë shtëpitë e tyre, pas shpërthimit të një vullkani.

Banorët e rajonit kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim të madh, para se vullkani Chaparrastique ka filluar të nxjerrë hirin e nxehtë dhe tymin në ajër.

Autoritetet thonë se nuk ka të lënduar dhe se secili që jeton në një largësi prej 3 kilometrash do të evakuohet.

Shpërthimi ka nisur të dielën në mëngjes.

Qeveria e El Salvadorit ka thënë se është duke monitoruar situatën qysh më 13 dhjetor, kur është zbuluar aktiviteti në rritje i vullkanit.
XS
SM
MD
LG