Ndërlidhjet

Lirohen të gjithë të akuzuarit për vrasjen e shqiptarëve pranë Rozhajës


Ilustrim
Ilustrim
Tetë anëtarë të ish-ushtrisë jugosllave janë liruar nga akuzat për vrasjen e 15 refugjatëve nga Shqipëria dhe Kosova në fshatin Kallugjerski Laz, pranë Rozhajës, në prill të vitit 1999.

Verdiktin e ka sjellë Dhoma e Gjykatës së Lartë në Bjello Pole, e kryesuar nga gjykatësi Vukomir Boshkoviq.

Të liruar janë: komandanti i batalionit të ushtrisë jugosllave, Predrag Strugar, si dhe ish-ushtarët Momçillo Barjaktaroviq, Petar Llabudoviq, Aco Knezheviq, Branisllav Radiq, Miro Bojoviq, Vlladimir Gjurashkoviq dhe Boro Novakoviq.

Krimi kundër civilëve shqiptarë, të cilët kanë ikur nga Kosova në Mal të Zi, ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG