Ndërlidhjet

Rriten masat e sigurisë në gjithë Rusinë


Volgograd, 30 dhjetor 2013.
Volgograd, 30 dhjetor 2013.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar vendosjen e masave të shtuara të sigurisë në gjithë vendin.

Masat pasojnë vdekjen e më shumë se 30 njerëzve në dy sulme të ndara që kanë ndodhur sot dhe dje në qytetin Volgograd.

Ministria e Brendshme ka thënë se do të rritet kontrolli i automjeteve dhe se kujdes i veçantë do t’iu kushtohet hapësirave të populluara me njerëz.

Së paku 14 njerëz janë vrarë sot dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një trolejbus.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi 17 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në stacionin kryesor të trenit në Volgograd.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG