Ndërlidhjet

Pesë të vrarë nga dhuna në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Pesë njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë sot nga dhuna në Pakistan.

Dy zyrtarë të policisë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga sulmi në qytetin Ravalpindi.

Burimet zyrtare i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se katër persona të panjohur me motoçikleta kanë hapur zjarr kundër policëve, pranë një xhamie shiite.

Po sot, një bombë ka shpërthyer jashtë një shtëpie në qarkun Çarsad, në provincën Khiber, duke vrarë një grua dhe dy fëmijë.

Shefi i stacionit lokal të policisë, Hassan Khan, i ka thënë REL-it se të vrarët janë anëtarë të së njëjtës familje.
XS
SM
MD
LG