Ndërlidhjet

logo-print

Moti i keq pengon shpëtimin e anijes së bllokuar ruse


Moti i keq ka zmbrapsur sot një akullthyes australian, që ka bërë përpejkje të arrijë një anije kërkimore ruse, e cila është e bllokuar në akullin e Antarktikut që gjashtë ditë.

Autoriteti i Sigurisë Detare në Australi ka thënë se moti e ka bërë të vështirë dhe të pasgigurt për akullthyesin “Aurora Australis” që të vazhdojë përpjekjet për të arritur anijen “'MV Akademik Shokalskiy”.

Përpjekjet nga dy akullthyes të tjerë kanë qenë po ashtu të pasuksesshme.

Në bordin e anijes ruse janë 74 njerëz, në mesin e tyre shkencëtarë dhe turistë.
XS
SM
MD
LG