Ndërlidhjet

Jahjaga: Viti i reformave


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Viti 2013 ka qenë i suksesshëm për Kosovën ka deklaruar presidentja Atifete Jahjaga.

Në një adresim për mediat për këtë fundvit, Jahjaga ka thënë se gjatë këtij viti, Kosova ka qartësuar rrugën evropiane. Kurse në vitin 2014, Kosovën e pret një punë e madhe, ka thënë ajo.

Duke iu referuar marrëveshjes së 19 Prillit të arritur në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, presidentja Jahjaga ka thënë se i gjithë procesi duhet të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por e cila duhet të zbatohet në tërësi.

“Ne kemi hyrë edhe në marrëdhënie të reja me shtetet fqinje, marrëdhënie të cilat duhet të përmbyllen me një marrëveshje përfundimtare e cila duhet të zbatohet në plotni dhe duhet të zbatohet në përpikëri”, është shprehur Jahjaga.

Tutje, Jahjaga ka folur edhe për procesin e reformave në Kosovë.

Këto reforma, sipas saj, duhet të vazhdojnë dhe do të jenë në funksion të demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit.

Njëherësh, përmes reformave, Kosova, ka nënvizuar Jahjaga, do të përgatitet që të bëhet pjesë e vendeve që kanë siguruar tashmë lëvizjen e lirë në BE dhe bashkëpunimin në interes të gjithëmbarshëm.

“Këto reforma do të vendosin shtetin e së drejtës këto reforma dhe puna e pandalshme e jonë në zbatimin e standardeve të vazhdueshme të cilat duhet të plotësohen gjithsesi se do të sjellin edhe lëvizjen tonë të lirë në shtetet e Bashkimit Evropian".

"Kjo është puna e cila na pret. Një punë madhe në vitin që po vjen dhe gjithsesi unë besoj se ne kemi guximin dhe kemi forcën t`I përmbushim këto, sepse kjo është në interes të shoqërisë sonë dhe kjo është në interes të zhvillimit të gjithëmbarshëm të shtetit tonë”, ka thënë Jahjaga.

Në përgjithësi, viti 2014, sipas presidentes së Kosovës duhet të jetë jo vetëm vit i reformave, por edhe i zbatimit të tyre.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

XS
SM
MD
LG