Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në Sudanin Jugor


Sudani Jugor
Sudani Jugor
Shpresat për armëpushim në Sudanin Jugor janë zbehur, pasi forcat rebele kanë bërë sot përpjekje të rimarrin kontrollin e një qyteti kryesor.

Forcat besnike të ish-zëvendëspresidentit Riek Machar janë duke avancuar në Bor.

Anëtarët e fisit Nuer të Macharit janë duke luftuar kundër presidentit Salva Kiir, i cili vjen nga fisi Dinka.

Konflikti, i cili ka nisur dy javë më parë, ka lënë mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të zhvendosur.

Sudani Jugor, shteti më i ri në botë, ka shpallur pavarësinë nga Sudani më 2011.
XS
SM
MD
LG