Ndërlidhjet

Ngrihet aktakuzë kundër shtatë personave


EULEX

EULEX

Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore, të premten, më 27 dhjetor 2013, ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Ferizaj kundër shtatë shtetasve të Kosovës.

“Aktakuza përfshin akuzat Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, në kundërshtim me Nenin 339 të Kodit Penal të vjetër; Marrje e ryshfetit, në kundërshtim me Nenin 343 të Kodit Penal të vjetër; Ushtrim i ndikimit, në kundërshtim me Nenin 431 të Kodit Penal të tanishëm; Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre, në kundërshtim me Nenin 386 të Kodit Penal të tanishëm dhe Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me Nenin 374 të Kodit Penal të tanishëm. Në mesin të pandehurve janë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Ferizaj”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Bashkë me aktakuzën, prokurorët kanë parashtruar edhe një kërkesë për vazhdimin e paraburgimit për katër të pandehur, si dhe masën e paraqitjes në stacionin e policisë për një të pandehur.
XS
SM
MD
LG