Ndërlidhjet

Libani qëllon avionët sirianë


Ilustrim
Ilustrim
Ushtria libaneze ka qëlluar me raketa aeroplanët sirianë, për herë të parë prejse ka nisur lufta civile në Siri, tre vjet më parë.

Mediat libaneze thonë se ushtria ka hedhur së paku tre raketa kundër avionëve sirianë, pasi ata kanë kaluar në territorin e Libanit, për të qëlluar një zonë pranë qytetit libanez Arsal, në kufi me Sirinë.

Arsali strehon rreth 30,000 refugjatë sirianë.

Aeroplanët sirianë kanë goditur disa herë Arsalin në të kaluarën, duke vrarë dhe plagosur njerëz.

Në muajin mars, presidenti i Libanit, Michel Suleiman, ka thënë se sulmet e Sirisë në territoret libaneze janë “shkelje e papranueshme e sovranitetit libanez”.
XS
SM
MD
LG