Ndërlidhjet

Të bllokuarit në anijen ruse do të evakuohen me helikopter


Anija e bllokuar ruse

Anija e bllokuar ruse

Shumica e pasagjerëve dhe disa anëtarë të ekuipazhit të anijes së bllokuar ruse në akull të Antarktikut, do të evakuohen me një helikopter kinez.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se vendimi është marrë për të evakuuar 52 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, nëse moti lejon.

Anija ruse ka 74 njerëz në bord, përfshirë shkencëtarë, turistë dhe ekuipazh – shumica nga ta australianë dhe rusë.

Autoriteti i Sigurisë Detare në Australi ka thënë sot se moti i keq ka zmbrapsur një akullthyes australian, që ka bërë përpjekje të arrijë anijen ruse, të bllokuar që gjashtë ditë.

Përpjekjet nga dy akullthyes të tjerë kanë qenë po ashtu të pasuksesshme.
XS
SM
MD
LG