Ndërlidhjet

Irak - Vriten 10 gjatë përleshjeve të policisë dhe protestuesve


Irak - Myslimanët sunni i vënë flakën një fotografie të ish-presidentit iranian Mahmud Ahmadinejad gjatë një proteste kundër qeverisë irakiane (Ilustrim)
Irak - Myslimanët sunni i vënë flakën një fotografie të ish-presidentit iranian Mahmud Ahmadinejad gjatë një proteste kundër qeverisë irakiane (Ilustrim)
Përleshje të përgjakshme janë zhvilluar sot ndërmjet të forcave të sigurisë dhe protestuesve në qytetin Ramadi, në qendër të Irakut të hënën.

Të paktën 10 persona janë vrarë në luftimet, pasi policia nisi të zhvendos një kamp të protestuesve të myslimanëve Suni.

Kjo shtypje e protestuesve vjen dy ditë pas arrestimit të një deputeti suni Ahmad al-Avani në shtëpinë e tij në Ramadi, gjatë së cilit operacion atij iu vra vëllau dhe pesë roje të sigurisë.

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki dhe qeveria e tij shiite janë zotuar se do të mbyllin kampin e protestuesve në Ramadi – i cili është ngritur para një viti – duke akuzuar se ai është bërë shtan i forcave të Al-Kaidas.

Tensionet në këtë rajon janë shtuar posaçërisht pas vrasjes së 15 ushtarëve më 21 dhjetor, gjatë një operacioni kundër pjesëtarëve të Al-Kaidas, në krahinën Anbar, ku gjendet Ramadi.
XS
SM
MD
LG