Ndërlidhjet

Greqia zotohet të ndal ndihmën evropiane më 2014


Athinë - Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras gjatë një konference për shtyp (Ilustrim)

Athinë - Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras gjatë një konference për shtyp (Ilustrim)

Athina zyrtare do të del vitin e ardhshëm nga marrëveshja për ndihmë që ka lidh me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, paralajmëroi sot kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras.

Sipas tij, shteti helen nuk ka më nevojë për kredi që të shpëtojë ekonominë e vet.

“Në vitin 2014 ne do ta bëjmë hapin e madh, që të dalim nga marrëveshja kreditore”, ka thënë Samaras gjatë fjalimit të tij për fundvit.

“Kjo sepse nuk do të kemi më nevojë për kredi”, shtoi ai.

Greqia po lufton tash e disa vjet që të del nga recesioni ekonomik, i cili e preku thellë shtetin helen, si pasojë e së cilës kanë humbur punën mijëra shërbyes civil.
XS
SM
MD
LG