Ndërlidhjet

logo-print

Vriten tetë ujgur gjatë përleshjeve me policinë kineze


Ilustrim

Ilustrim

Policia kineze ka vrarë të hënën tetë ujgurë të dyshuar për sulme terroriste në krahinën veri-perëndimore Xinjiang, raportojnë mediet lokale.

Të dyshuarit thuhet se kanë hedh mjete shpërthyese në një stacion të policisë gjatë ditës, dhe se u kanë vënë flakën disa makinave të policisë.

Incidenti, siç raportojnë mediet lokale, ka ndodhur në Shache, që është afër qytetit Kashgar.

Zyrtarisht thuhet se policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit e këtij sulmi.

Mirëpo, policia ka refuzuar që të komentojë këtë ngjarje, akuzat të cilat rëndojnë të dyshuarin apo rrethanat e arrestimit të tij.
Mediet shtetërore iu kanë referuar të dyshuarve të vrarë si “terrorist”.

Dy javë më parë, dy policë dhe 14 të dyshuar të tjerë kanë vdekur gjatë përleshjeve në qarkun Shufu të shtetit Xinjiang, që nga policia përshkruhej si “një sulm i dhunshëm i organizuar, dhe planifikuar nga terroristat”.
XS
SM
MD
LG