Ndërlidhjet

Protestuesit pro-Morsi dënohen me 2 vjet burg

Egjipt - Një përkrahës i Vëllazërisë Myslimane, të cilës i takon edhe presidenti i përmbysur i Egjiptit Mohammed Morsi, mban një mbishkrim ku shkruan "Aleksandria është kundër grusht-shtetit"(Ilustrim)

Një gjykatë në Kajro ka shpallur sot fajtor 139 përkrahës të presidentit të përmbysur egjiptian Mohammed Morsi, dhe i dënoi ata me nga dy vjet burg.

Protestuesit u fjentën fajtor për pjesëmarrje në demonstratat e dhunshme gjatë muajit korrik në Kajro, ku mbetën të vrarë dhjeta civilë.

Gjykata e Kajros ka urdhëruar të gjithë të dënuarit që të
paguajnë edhe nga 5,000 funte egjiptiane (afro 500 euro), për t’u liruar me kusht, dhe në pritje të vendimit përfundimtar.

Avokatët mbrojtës janë ankuar për këtë vendim, i cili pritet të rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Apelit në pjesën e parë të janarit 2014.
XS
SM
MD
LG