Ndërlidhjet

logo-print

ShBA-të kërkojnë siguri për Olimpiadë, pas sulmeve në Rusi


Rusi - Pjesëtarët e ekipeve emergjente duke punuar nw vendin e ngjarjes ku ka shpërthyer autobusi në Volgograd, 30 dhjetor 2013

Rusi - Pjesëtarët e ekipeve emergjente duke punuar nw vendin e ngjarjes ku ka shpërthyer autobusi në Volgograd, 30 dhjetor 2013

Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara “do të mirëprisnin” mundësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë me Rusinë në fushën e sigurisë rreth organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore, pas sulmeve që ngjan në qytetin jugor Volgograd.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caitlin Hayden tha sot se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar “mbështetjen e plotë” për autoritetet ruse, në prag të përgatitjeve në fushën e sigurisë, para lojërave.

Por, ajo tha se ShBA-të do të mirëprisnin “një bashkëpunim më të ngushtë” për t’u siguruar rreth sigurisë së atletëve, spektatorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Hayden tha se Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin, dhe i ofrojnë ngushëllime familjeve të viktimave nga dy sulmet, që lanë një bilanc të zi prej të paktën 32 të vdekurve, dhe dhjetëra civilëve të lënduar nga shpërthimi.

Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi nisin më 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG