Ndërlidhjet

Palestinezët festojnë lirimin e të burgosurve


Foto arkivi
Foto arkivi
Palestinezët kanë festuar pasi Izraeli ka liruar 26 të burgosur palestinezë, të cilët kanë qenë duke shërbyer dënime të gjata në burgjet izraelite, për krime që përfshijnë vrasjen dhe terrorizmin.

Izraeli ka liruar të burgosurit sot në mëngjes, si pjesë e procesit të paqes, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ky është grupi i tretë me radhë që lirohet, pas atyre që janë liruar në gusht dhe në tetor.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, është zotuar se nuk do të nënshkruajë marrëveshje paqeje me Izraelin, derisa të gjithë të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite të lirohen.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pritet të vizitojë rajonin këtë javë, për një rreth të ri bisedimesh me të dyja palët.
XS
SM
MD
LG