Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq kundër marrëveshjes ndërshtetërore me Kosovën


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen ndërshtetërore ndërmjet Beogradit e Prishtinës, madje edhe nëse këtë marrëveshje do ta pranonte Kuvendi i Serbisë.

Sipas tij, nënshkrimi eventual i marrëveshjes ndërshtetërore do të shkaktonte krizë për Serbinë.

Nikolliq ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ka thënë se është e gatshme t’i ofrojë asaj një autonomi substanciale.
XS
SM
MD
LG