Ndërlidhjet

Moti pengon sërish përpjekjet për të shpëtuar anijen ruse


Anija e bllokuar ruse
Anija e bllokuar ruse
Moti i keq është duke penguar sërish përpjekjet për të shpëtuar pasagjerët dhe ekuipazhin në një anije kërkimore ruse, të bllokuar nga akulli në Antarktik.

Anija “MV Akademik Shokalskiy” është e bllokuar që një javë dhe akullthyesit nuk kanë qenë në gjendje ta arrijnë atë.

Plani i fundit për të shpëtuar 52 pasagjerë, shumica nga ta australianë, përfshin një helikopter nga Kina.

Por, zyrtarët thonë se moti nuk do të lejojë operacionin deri nesër në mëngjes.

Përveç pasagjerëve, anija ka edhe 22 anëtarë ekuipazhi.

Mjeku i anijes, Andrew Peacock, ka thënë se pasagjerët janë të zemëruar, por të bindur se duhet të presin.

Ai ka thënë se anija është e pajisur me ushqime të mjaftueshme edhe për dy javë.
XS
SM
MD
LG