Ndërlidhjet

Putin lavdëron marrëdhëniet Rusi-SHBA


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar urim për Vitin e Ri homologut të tij amerikan, Barack Obama, duke thënë se Moska është e vendosur që të ndjekë marrëdhëniet konstruktive me Uashingtonin.

Putin ka thënë se bashkëpunimi Rusi-SHBA gjatë vitit 2013 i ka kontribuar stabilitetit global dhe zgjidhjes së problemeve më të komplikuara ndërkombëtare.

Ai ka shfaqur shpresën se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të përmirësohen.

Putin ka dërguar mesazhe urimi edhe tek udhëheqës të tjerë botërorë, përfshirë kryeministrin britanik, David Cameron, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
XS
SM
MD
LG