Ndërlidhjet

“Progres i mirë” në bisedimet për Iranin


Abbas Araqchi
Abbas Araqchi
Kryenegociatori për çështje bërthamore i Iranit ka thënë se bisedimet në Gjenevë, deri më tash, kanë treguar “progres të mirë”.

Në një intervistë për mediat iraniane, Abbas Asaqchi ka thënë se takimi me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë do të vazhdojë deri në orën 16:30 të ditës së sotme.

Ky rreth i bisedimeve ka nisur të hënën.

Palët janë duke diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së përkohshme bërthamore, të arritur muajin e kaluar.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani duhet të ndalojë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG