Ndërlidhjet

“Përmirësim i vogël” i gjendjes së Schumacherit


Mjekët e Schumacherit

Mjekët e Schumacherit

Mjekët në Francë thonë se kanë parë “përmirësim të vogël” në gjendjen e kampionit të Formulës 1, Michael Schumacher, i cili është lënduar rëndë në një aksident me ski të dielën.

Schumacher i është nënshtruar gjatë natës operacionit të dytë në kokë, për të hequr një mavijosje nga truri.

Në një konferencë për media, mjekët kanë thënë se ka disa shenja se gjendja e tij është më shumë nën kontroll.

Schumacher është në një spital në Grenoble të Francës.

Të dielën, ai ka përplasur kokën për shkëmb, derisa skijonte në Meribel të Alpeve Franceze.

Schumacher është fitues i shtatëfishtë i garës në Formula 1.
XS
SM
MD
LG