Ndërlidhjet

Nisin festimet e Vitit të Ri


Ilustrim
Ilustrim
Australia, Zelanda e Re dhe pjesët lindore të Rusisë kanë qenë në mesin atyre vendeve që kanë pritur të parat vitin e ri 2014.

Zelanda e Re ka hyrë në vitin e ri me fishekzjarre shumëngjyrëshe nga kulla Sky e Auklandit.

Në Australi po ashtu fishekzjarret kanë ndriçuar qiellin.

Ndërkohë, autoritetet në provincën Aceh të Indonezisë kanë paralajmëruar banorët kundër festimeve të vitit të ri në rrugë, duke thënë se një gjë e tillë është mëkat, pasi provinca zbaton ligjin islamik, nën një status të veçantë të dhënë nga qeveria.
XS
SM
MD
LG