Ndërlidhjet

logo-print

Klitschko: Protestat paqësore do të vazhdojnë


Vitaly Klitschko

Vitaly Klitschko

Lideri i partisë opozitare UDAR në Ukrainë, Vitali Klitschko, ka thënë se partitë opozitare dhe mbështetësit e tyre do të vazhdojnë protestat paqësore në gjithë Ukrainën.

Klitschko, ish-kampion i boksit, i ka thënë shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se “çdo gjë që opozita ndjek, do të bëhet legalisht”.

Klitschko ka thënë se hapi i ardhshëm është thirrja për grevë mbarëkombëtare.

“Me këtë do të demonstrojmë se nuk duam të jetojmë ose punojmë nën këtë qeveri dhe me rregulla të saj”, ka thënë Klitschko.

Këtë muaj, në Ukrainë ka pasur protesta masive proevropiane, pasi qeveria e vendit ka refuzuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG