Ndërlidhjet

Jahjaga ndau dhurata në SOS fshatin e fëmijëve


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi sot SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët dhe drejtuesit e këtij institucioni.

Ajo u njoftua me funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Gjithashtu, presidentja u dha fëmijëve dhurata me rastin e festës së Vitit të Ri.

"Erdha këtu që të jem me drejtoreshën dhe gjithë stafin e qendrës SOS dhe më së shumti që të jem me fëmijët, që t’u shpreh atyre përkujdesjen time, që t’u shpreh përkujdesjen tonë si shoqëri, në vigjilje të vitit të ri", tha presidentja Jahjaga gjatë vizitës.
XS
SM
MD
LG