Ndërlidhjet

Birmania ka liruar edhe pesë të burgosur politikë të martën.

Aktivistët thonë se mbeten edhe 40 të burgosur politikë në vend.

Të tjerë pritet të lirohen javën e ardhshme.

Presidenti Thein Sein ka falur të dënuarit ose të akuzuarit për një sërë veprash penale politike, të tilla si tradhtia e lartë, shpërfillja e qeverisë dhe shkelja e ligjit për tubim paqësor.

Presidenti është zotuar se do të lirojë të gjithë të burgosurit politikë deri në fund të vitit 2013.

Lirimi i të gjithë atyre është kusht i vënë edhe nga Perëndimi për heqjen e sanksioneve ndaj Birmanisë.

Në këtë vend kanë qenë rreth 2,000 të burgosur politikë gjatë sundimit ushtarak.
XS
SM
MD
LG