Ndërlidhjet

Putin viziton Volgograd-in pas tragjedisë


Rusi - Mbetjet e autobusit i cili u hodh në erë nga terroristët në qytetin Volgograd, 29 dhjetor 2013

Rusi - Mbetjet e autobusit i cili u hodh në erë nga terroristët në qytetin Volgograd, 29 dhjetor 2013

Presidenti rus Vlladimir Putin ka vizituar sot qytetin e Volgograd, i cili u trondit ditë më parë nga dy shpërthime që morën jetën e 34 civilëve.

Putin i cilësoi këto sulme si “të neveritshme”.

“Çfarëdo që ka motivuar sulmet e këtyre kriminelëve, nuk ka justifikim për kryerjen e krimeve kundër civilëve, posaçërisht kundër grave dhe fëmijëve”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij në prag të vitit të ri, në qytetin lindor të Khabarovsk, Putin tha se “do të vazhdojë të luftojë kundër terroristave deri në shkatërrimin e tyre”.

Ai po ashtu i ka quajtur këto sulme terroriste, bashkë me përmbytjet që kanë ngjarë në lindje të Rusisë, si dy sfidat më të mëdha gjatë vitit 2013 për shtetin rus.

Sulmet kanë ngjall reagimet për nivelin e sigurisë gjatë lojërave olimpike dimërore në Sochi, të cilat hapen më 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG