Ndërlidhjet

logo-print

Viti i Ri: Miliona njerëz mirëpresin 2014


Ilustrim

Ilustrim

Miliona njerëz përreth globit kanë mirëpritur Vitin e Ri.

Në Neë York, qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Times Square, për të parë topthin e kristaltë duke rënë në mesnatë për të shënuar vitin 2014.

Në anën tjetër të Paqësorit, Londra priti vitin e ri me fishekzjarre futuristike.

Më se 260 njerëz janë lënduar nga fishekzjarret dhe shpërthimet me mjete të tjera piroteknike, në Filipine.

Në Dubai, organizatorët janë munduar të thyejnë rekordin për fishekzjarret më të mëdha, ku gjysmë milioni fishekzjarre janë ndez nga 400 vende të ndryshme.

Në Ukrainë, protestuesit anti-qeveritar në Kiev shpresonin të vendosnin një rekord të vetin, me numrin më të madh të njerëzve që këndojnë himnin kombëtar përnjëherë.

Në Vatikan, Papa Françesku ka shfrytëzuar lutjen e tij të fundvitit, për t’i bërë thirrje njerëzve që të pyesin veten në mos e kanë kaluar vitin 2013 duke ndihmuar të tjerët, apo veten.
XS
SM
MD
LG