Ndërlidhjet

Kapet “emiri” i Al-Kaidas në Liban


Ilustrim
Ilustrim
Shërbimet e spiunimit të Libanit kanë arrestuar prijësite një grupit të ndërlidhur me Al-Kaidan në këtë shtet.

Ministri libanez i mbrojtjes Fayez Ghosn i ka thënë të mërkurën agjencisë franceze të lajmeve AFP se shërbimet e inteligjencës kanë arrestuar Majid al-Majid, “emirin” e brigadës Abdullah Azzam, në kryeqytetin Bejrut.

Ai ka shtuar se Al-Majid është duke u marr në pyetje në një vend të fshehtë.

Al-Majid kërkohet nga autoritetet në Arabinë Saudite dhe në Shtetet e Bashkuara, të cilat e akuzojnë atë për terrorizëm, dhe besohet se është i përfshirë edhe në shpërthimin pranë ambasadës iraniane në Bejrut më 19 nëntor.

Brigada Abdullah Azzam ka marr përgjegjësinë për këtë sulm, dhe pati thënë se kishte për synim që t’i bëjë presion lëvizjes Hizballah të Iranit, që të tërheq luftëtarët e saj nga Siria.

Grupi i Al-Majid është i emëruar sipas Abdullah Azam, që ishte mentor i dikur prijësit të Al-Kaidas Osama bin Laden.
XS
SM
MD
LG