Ndërlidhjet

Yanukovych bënë ftesë për “unitet”


Ukrainë - Pritja e Vitit të Ri në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, 01 janar, 2014

Ukrainë - Pritja e Vitit të Ri në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, 01 janar, 2014

Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych ka thirr për bashkim kombëtar në vitin 2014, pas asaj që quajti si vitin që ndoshta ishte “më i vështiri” në historinë e Ukrainës së pavarur.

Yanukovych e bëri këtë ftesë gjatë fjalimit të tij të transmetuar drejtpërdrejt në prag të vitit të ri.

Që kur Yanukovych ka refuzuar që të nënshkruaj një Marrëveshje për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian në fund të nëntorit, dhjeta mijëra ukrainas kanë dal në rrugët e Kievit dhe qytete të tjera, për të protestuar me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.

Në fjalimin e tij, Yanokovych ka thënë se Kievi do të zhvillojë raportet me BE-në, Rusinë dhe Kinën, dhe është zotuar se interesat kombëtare të Ukrainës nuk do të dëmtohen nga këto lidhje.

Disa orë më vonë, të paktën 100 mijë njerëz kanë kënduar himnin kombëtar të Ukrainës në sheshin e pavarësisë të Kievit, në një shenjë përkrahjeje për integrimin e shtetit të tyre në Evropë.

Organizatorët thanë se donin të thyenin rekordin botëror për numrin më të madh të shtetasve që këndojnë himnin kombëtar.
XS
SM
MD
LG