Ndërlidhjet

2014 - 13 lëndohen, 6 zjarrvënie, 4 të arrestuar në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës bënë të ditur se 13 persona janë lënduar gjatë ndërrimit të stinëve, nga plumbat qorr dhe mjetet piroteknike.

Forcat e rendit bënë të ditur përmes një komunikate për shtyp se lëndimet janë shkaktuar kryesisht me përdorimin jo të duhur të mjeteve piroteknike.

Tutje, sipas këtij njoftimi, thuhet se janë raportuar gjashtë raste të dëmtimit të pronës, “prej tyre katër (4) raste të incidenteve të zjarrit dhe dy (2) raste dëmtim prone, si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit”.

Policia e Kosovës thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar katër persona për posedim të paligjshëm të armeve të zjarrit.

Sipas policisë, “këto janë rastet të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës, por mund të ketë edhe raste tjera të lëndimeve, por që mundë të kenë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare”.
XS
SM
MD
LG