Ndërlidhjet

Pragë shpërthimi, lëndohet diplomatik palestinez


Republika Çeke - Zjarrëfikësit dhe forcat e tjera emergjente në vendngjarje ku ka ndodhur shpërthimi në Pragë, 01 janar, 2014
Republika Çeke - Zjarrëfikësit dhe forcat e tjera emergjente në vendngjarje ku ka ndodhur shpërthimi në Pragë, 01 janar, 2014
Një diplomat palestinez është lënduar të mërkurën nga një shpërthim në rezidencën e tij në Pragë, njofton policia çeke.

Mediet lokale thonë se diplomati i lënduar është ambasadori i Palestinës në Çeki, Jamal Al Jamal, dhe se shpërthimi ka ngjarë pasi ai ka hapur një kasafortë brenda rezidencës.

“Mundem vetëm t’ju konfirmojë se ka pasur një detonim në brendi të rezidencës së një diplomati palestinez”, ka thënë zëdhënësja e policisë Andrea Zoulova.

Forcat e rendit kanë refuzuar të japin më shumë detaje për këtë shpërthim, apo të komentoj rreth raporteve të medieve çeke.

“Diplomati ka plagë serioze, dhe është dërguar në spital. Kurse ne, po e hetojmë këtë rast”, ka shtuar Zoulova.
XS
SM
MD
LG