Ndërlidhjet

logo-print

Schumi stabil, por ende në gjendje kritike


Ilustrim

Ilustrim

Kampioni i shtatëfishtë botëror në Formula 1, Michael Schumacher është në gjendje stabile të mërkurën, njoftoi agjentja e tij Sabine Kehm.

Duke folur për gazetarët e mbledhur jashtë spitalit francez ku po shërohet Schumacher, tri ditë pasi u aksidentua gjatë skijimit, Kehm i bëri thirrje medieve që të respektojnë privatësinë e 44 vjeçarit.

Kjo për arsye, siç thotë ajo, se rojet e sigurisë kanë zënë një gazetarë të veshur në petkun e priftit, që po tentonte të hyjë në dhomën e Schumacher.

“Sigurimi e zuri, pasi ishte shumë pranë dhomës...Megjithatë, nuk po dua të hyjë në detaje se çfarë saktësisht po bëjmë ne nga aspekti i sigurisë. Por, mund t’ju sigurojë se kemi sigurim, sepse kemi përpjekje konstante të medieve dhe njerëzve të rëndomtë që duan ta shohin nga afër”, tha ajo.

Schumacher po lufton për jetë, pasi kishte goditur me kokë një shkëmbë gjatë skijimit të dielën, në resorin turistik francez Meribel.

“Gjendja e tij është stabile këtë mëngjes. Tani për tani, kjo është lajm i mirë, por ai megjithatë është në koma”, tha Kehm nga spitali Grenoble.

Ajo shtoi se “gjendja mbetet kritike” ndërsa ka refuzuar që të komentojë prospektin e tij të shërimit.
XS
SM
MD
LG