Ndërlidhjet

Sot hapen negociatat paqësore për Sudanin Jugor


Sudani Jugor - Një burrë mban djalin e tij në supe, brenda kompleksit të Kombeve të Bashkuara në Juba, (Ilustrim)
Sudani Jugor - Një burrë mban djalin e tij në supe, brenda kompleksit të Kombeve të Bashkuara në Juba, (Ilustrim)
Negociatorët nga të dyja kampet që po luftojnë në Sudanin Jugor, pritet të arrijnë sot në Etiopi për të nisur bisedimet paqësore.

Zyrtarët qeveritar thonë se luftimet vazhdojnë ende në qytetin e Borit, që gjendet rreth 120 kilometra larg kryeqytetit Juba.

Bori që është kryeqytet i shtetit Jonglei, momentalisht është qendra e dhunës së motivuar etnikisht, që shpërtheu pas përshkallëzimit të rivalitetit ndërmjet të presidentit Salva Kiir dhe ish zëvndësit të tij Riek Machar, që akuzohet për grusht-shtet të dështuar.

Ëashingtoni zyrtar vazhdon të shprehet si “thellësisht i shqetësuar” me gjendjen fragjile të sigurisë në Sudanin Jugor.

Në një deklaratë për medie, zëdhënësja Caitlin Hayden i bëri thirrje të martën liderëve të Sudanit Jugor që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ndal këtë konflikt.

Më se 1,000 njerëz janë vrarë nga dhuna etnike në këtë shtet, që kur konflikti shpërtheu më 15 dhjetor.
XS
SM
MD
LG