Ndërlidhjet

logo-print

Koreja Veriore do raporte të mira me Jugorët më 2014


Phenian - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe burri i hallës së tij, Jang Song Thaek (Ilustrim)

Phenian - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe burri i hallës së tij, Jang Song Thaek (Ilustrim)

Koreja Veriore do të ndjek një kurs të përmirësimit të raporteve me Jugun gjatë këtij viti, tha sot gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, lideri Kim Jong Un.

Në porosinë e tij për mediet koreano-veriore, Kim ka thënë se ai do të “bëjë përpjekje agresive që të përmirësojë raportet” ndërmjet të dy shteteve të gadishullit korean.

Ai i bëri thirrje Koresë së Jugut që të ndërmarr hapa të njëjtë në këtë frymë bashkëpunimi.

Kjo porosi vjen në kohën, kur rrethi i ngushtë i Kim-it është i trazuar për shkak të ekzekutimit të burrit të hallës së tij në dhjetor, Jang Song Thaek, i cili u akuzua për tradhti.

Kim ka bërë po ashtu të ditur në fjalimin e tij se do të forcoj kapacitetet ushtarake të Koresë së Veriut gjatë vitit 2014.

Ministria e Bashkimit të Koresë së Jugut i është përgjigjur me skepticizëm toneve pajtuese të Kim-it, duke thënë përmes një deklarate për medieve se “mbetet të shihet nëse Koreja Veriore do të ndryshojë apo jo pozitën e saj”.
XS
SM
MD
LG