Ndërlidhjet

Shoferi i dehur shkel gjashtë këmbësorë në Poloni


Ilustrim
Ilustrim
Një ngasës i dehur ka aksidentuar për vdekje gjashtë persona, të mërkurën në Poloni, njoftojnë autoritetet e atjeshme.
Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

Shoferi kishte humbur kontrollin ndaj automjetit të tij, me ç’rast ka shkelur një grup këmbësorësh që ecnin në trotuar.

Pesë viktima kanë vdekur në vendngjarje.

Tre fëmijë të lënduar janë dërguar në spital, njëri prej të cilëve më vonë ka pësuar nga lëndimet, tha zëdhënësja e policisë Anna Gembala.

Testet e bëra nga policia thonë se shoferi kishte 0.2 gram alkohol për 1 litër gjak, që është shumëfish më shumë sesa lejohet me rregullativat lokale, tha Gembala.

Shoferi mund të dënohet deri në 12 vjet burg.
XS
SM
MD
LG