Ndërlidhjet

Sulmohet autobusi vdesin 2, plagosen 17 në Pakistan


Pakistan - Ekipet mjekësore pakistaneze transportojnë kufomat e viktimave nga shpërthimi i autobusit në Akhtarabad, 01 janar, 2014

Pakistan - Ekipet mjekësore pakistaneze transportojnë kufomat e viktimave nga shpërthimi i autobusit në Akhtarabad, 01 janar, 2014

Një makinë bombë, që për cak kishte një autobus me pelegrinë të shiitëve mysliman, ka vrarë dy persona dhe ka lënduar të paktën 17 të tjerë, në jug-perëndim të Pakistanit, njoftuan sot autoritetet.

Sulmi vdekjeprurës ka ngjarë në Akhtarabad, që gjendet në rrethinë të Quetta, që është kryeqyteti i krahinës Balochistan në kufi me Iranin dhe Afganistanin.

“Një bombë e vendosur në makinën e parkuar skaj rrugës është detonuar në kohën kur autobusi po kalonte pranë saj.
Nga shpërthimi dy veta kanë vdekur në vendngjarje, kurse 17 të tjerë janë lënduar”, tha shefi i policisë në Quetta Abdul Razzaq Cheema.

Sipas tij, në mesin e 17 të plagosurve janë edhe katër policë.

Policia e cila po eskortonte autobusin me pelegrinë ka arritur që të shpëtojë dhjeta udhëtarë e ngujuar në brendi të automjetit, para se i tëri të ndizet nga flakët, shtoi shefi i policisë në Quetta.

Autobusi po transportonte pelegrinë iranian për në Quetta.

Asnjë organizatë, deri më tani, nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG