Ndërlidhjet

Indi: Vdekja e së dhunuarës, nxit protesta


Ilustrim

Ilustrim

Vdekja e një adoleshente indiane, e cila ia vuri vetes flakën pasi u dhunua nga një grup gangsterësh, ka nxitur protesta të mëdha në Kalkuta të mërkurën.

16 vjeçja, e cila u dhunua për të dytën herë brenda pak javësh, vdiq në spital të martën, raportojnë mediet lokale.

Familja e saj ka thënë se meshkujt që e dhunuan në qarkun Parganas, herën e parë gjatë nëntorit, e kishin kërcënuar me vrasje.

Gjashtë persona ishin arrestuar për këtë rast.

Vetësakrifikimi i saj, i cili ndodhi më 23 dhjetor, ngjau vetëm një ditë para përvjetorit të vrasjes së një studenteje, e cila po ashtu ishin dhunuar nga një grup gangsterësh në New Delhi, që më vonë shkaktoi protesta të paprecedan dhe zemërim ndërkombëtar.

Familja e vajzës së ndjerë, ka kërkuar dënim me vdekje për kryesit e këtij akti.

Ata raportohet se janë kërcënuar me likuidim nga të akuzuarit, të cilët sipas medieve lokale, fajin për vdekjen e vogëlushes 16 vjeçe, ia mveshin neglizhencës së mjekëve në spital.
XS
SM
MD
LG