Ndërlidhjet

logo-print

Militantët lirojnë 101 të burgosur në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Më se 100 të burgosur janë liruar nga persona të armatosur të cilët shkëmbyen zjarr me forcat e rendit dhe i vënë flakën stacioneve të policisë në disa qytete në perëndim të Bagdadit, njoftojnë autoritetet irakiane.

Personat e armatosur sulmuan shtabin e policisë në Fallujah, por i dhanë policisë mundësinë që të ikin gjallë nga vendi i ngjarjes.

Pasi morën nën kontroll këtë godinë, ata liruan 101 të burgosur dhe vodhën një arsenal të madh të armatimit.

Në Ramadi, që është në perëndim, forcat e sigurisë kanë shkëmbyer zjarr me militantë të dyshuar, të cilët dogjën stacionin e policisë.

Përleshjet më pas shpërthyen në Ramadi, ku edhe katër stacione të tjera policore u përfshinë nga flakët.

Të hënën forcat e rendit kanë shpërndarë një grup protestuesish në Ramadi, që ishin mysliman sunii kundërshtarë qeveritar.

Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, prej të cilëve vetëm një militantë, nga dhuna që u përdor të hënën gjatë këtij aksioni policor.
XS
SM
MD
LG