Ndërlidhjet

logo-print

Kerry niset për në Lindjen e Mesme


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry shpreson që të arrijë të ngushtojë dallimet ndërmjet të Izraelit dhe Palestinës në bisedimet paqësore që pritet të nisin sot.

Kerry është nisur nga Ëashingtoni të mërkurën drejt rajonit, në udhëtimin e tij të parë pas pushimeve të fundvitit.

Para nisjes së Kerry për në rajon, presidenti i Palestinës Mahmud Abbas tha se pala palestineze mund të ndërmerr veprime diplomatike dhe ligjore kundër ndërtimeve që po bënë Izraeli.

Abbas porositi nga Ramallahu se ndërtimet e kolonive tregojnë “mungesën e seriozitetit të palës izraelite në negociata” dhe ka kërcënuar se do nxjerr nga binarët përpjepjet për të arritur një marrëveshjes paqësore mes dy shteteve.

Tel Avivi zyrtar ka lajmëruar se do të ndërtojë mijëra ndërtesa të reja për izraelitët në brendi të territorit palestinez në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.
XS
SM
MD
LG