Ndërlidhjet

logo-print

Evakuohen udhëtarët e anijes së ngujuar në Antarktik


Ilustrim

Ilustrim

Kanë nisur të evakuohen udhëtarët e anijes hulumtuese që u ngujua në Antarktik për më se një javë, lajmëroi shefi i ekipit ekspeditiv Chris Turney.

“Turni i dytë shkoi. Duket se gjithçka është në rregull”, ka shkruar Turney në llogarinë e tij në Twitter, pasi grupi i dytë me 12 pasagjerë u largua me helikopter nga anija.

Autoritetet i Sigurisë Detare të Australisë, i cili po bashkërendon këtë operacion shpëtimi, thotë se plani fillestar është që udhëtarët të evakuohen nga anija dhe të dërgohen në anijen tjetër Aurora Australis.

Edhe kjo anije kishte ngecur në akull kur kishte provuar që përmes Antarktikut t’i dal në ndihmë anijes ruse Akademic Shokalskiy, ku ishin të ngujuar 52 pasagjerë
XS
SM
MD
LG