Ndërlidhjet

Lëndohen 10 veta në një bar në Kenia


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 10 veta janë lënduar të mërkurën pas një sulmi me granatë dore në një bar në qytetin bregdetar Diani në Kenia, lajmëron policia.

Sipas mjekëve kujdestar, gjashtë nga dhjetë të plagosurit e shtrirë në spital, janë në gjendje të rëndë.

Asnjë grup ende nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.

Shpërthimi ka ndodhur në orën dy të mëngjesit të mërkurën në Tandoori Bar, ndërsa policia shpjegoi se mjeti shpërthyes ishte një granatë dore.

Diani është një prej qyteteve më të popullarizuara turistike bregdetare, për shkak të jetës së pasur të natës.

Turizmi ka pësuar një goditje të rëndë viteve të fundit, për shkak të sulmeve të shpeshta terroriste, kurse në qytete shihen edhe forca të shumta të sigurisë, ku edhe forcat ushtarake shiihen duke patrolluar në plazh.
XS
SM
MD
LG