Ndërlidhjet

Italianët shpëtojnë 233 emigrantë në jug të Sicilisë


Ilustrim
Ilustrim
Marina italiane ka shpëtuar 233 emigrantë, kryesisht afrikan, nga një anije 10 metërshe që po lundronte në jug të ujërave të Sicilisë, njoftuan sot autoritetet në Romë.

Forcat detare italiane kishin takuar të mërkurën mbrëma anijen e vogël në detin e trazuar, ndërsa për shkak të dallgëve të mëdha, tek sot kanë arritur t’a ankorojnë atë në brigjet lindore të Sicilisë, në portin Syracuse.

Sipas autoriteteve, në anije kishte burra e gra nga Eritrea, Nigeria, Somalia, Zambia, Mali si dhe Pakistani.

Ardhjet nga Afrika Veriore përmes detit në Itali janë trefishuar vitin e shkuar, kjo për shkak të krizës në Siri dhe trazirave politike në Bririn e Afrikës.

Gjatë muajit tetor, më se 360 eritrean ishin mbytur në det, pasi anija e tyre ishte përmbytur pak para se të arrinte në ishullin italian Lampedusa.
XS
SM
MD
LG