Ndërlidhjet

Vdes palestinezi 85 vjeçar pas përleshjeve me izraelitët


Palestinë - Shenja e ndalimit për të kaluar në drejtim të ndërtesave që kanë ndërtuar izraelitët në Bregun Perëndimor (Ilustrim)

Palestinë - Shenja e ndalimit për të kaluar në drejtim të ndërtesave që kanë ndërtuar izraelitët në Bregun Perëndimor (Ilustrim)

Një palestinez 85 vjeçar ka vdekur të enjten pasi ka inhaluar gazin lotsjellës të cilin e kishin shtënë ushtarët izraelit për të shpërndarë protestuesit lokal në Bregun Perëndimor, njofton pala palestineze.

Lajmin e kanë konfirmuar për agjencinë Reuters, edhe dëshmitarë okular.

Kjo është viktima e parë palestineze e konfliktit me Izraelin këtë vit, i cili pësoi pas përleshjeve të dhunshme me ushtarët në periferi të fshatit Kufr Qaddoum që gjendet afër Nablus, në perëndim të Bregut Perëndimor.

Një zëdhëns ushtarak izraelit nuk ka dashur të komentoj këtë incident.

Kur kanë shpërthyer luftimet, sipas dëshmitarëve, rinia në këtë fshat ishte duke festuar të mërkurën ditëlindjen e 49-të të themelimit të lëvizjes Fatah, partisë të cilës i takon edhe presidenti Mahmoud Abbas.
XS
SM
MD
LG