Ndërlidhjet

Ariel Sharon në gjendje të rëndë


Ilustrim
Ilustrim
Mjekët thonë se ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon është në gjendje kritike dhe se jeta e tij është në rrezik.

Zeev Rotstein, drejtori i spitalit në Tel Aviv, ku është i shtrirë 85 vjeçari në gjendje komatoze, tha të enjten se “disa organe esenciale” të pacientit janë ndal së funksionuari.

Ai nuk ka dhënë detaje se për cilat organe bëhet fjalë.

Ndërkaq, mediet izraelite raportojnë se Sharon po ka probleme me funksionimin e veshkave.

Familja e Sharonit, sipas medieve lokale, është e gjitha në spital.

Sharon ka pasur një karrier të gjatë dhekontraverse ushtarake, ndërsa ka qenë kryeministër i Izraelit nga viti 2001 deri më 2006.

Ai është në koma që nga viti 2006, kur ka pësuar një sulm në kokë, përderisa ishte duke bërë fushatë zgjedhore, në të cilat zgjedhje edhe ishte favorit.
XS
SM
MD
LG