Ndërlidhjet

Al-Shabaab merr përgjegjësinë për sulmin në Mogadishu


Somali - Mbetjet pas detonimit të fuqishëm në Mogadishu pas shpëthimit të dy makinave bombë, 01 janar, 2014
Somali - Mbetjet pas detonimit të fuqishëm në Mogadishu pas shpëthimit të dy makinave bombë, 01 janar, 2014
Një grup islamist militant Al-Shabaab ka marr përgjegjësinë për sulmin me bomba në një hotel në kryeqytetin somalez Mogadishu, nga i cili vdiqën 10 veta të mërkurën.

Al-Shabaab njoftoi të enjten se sulmet kishin për cak një takim të “të pabesëve” dhe se të njëjtit “kanë marr dënimin e merituar”.

Hoteli Jazeera frekuentohet nga turistë të huaj dhe zyrtarët qeveritar.

Dy makina bombë kanë shpërthyer të mërkurën, në afërsi të hotelit, ndërsa pas detonimit grupe të armatosura kanë hapur zjarr në drejtim të hyrjes së hotelit.

Al-Shabaabi i lidhur me Al-Kaidën është përndjekur para dy vjetësh nga Mogadishu, por militantët e saj ende luftojnë kundër forcave qeveritare të Somalisë, dhe paqeruajtësit e Unionit Afrikan, për të kontrolluar territorin që gjendet në pjesën qendrore dhe jugore të Somalisë.
XS
SM
MD
LG