Ndërlidhjet

logo-print

Pjesë të qytetit Ramadi e Fallujah në duart e Al-Kaidas


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i armatosur ka marr kontrollin të enjten, mbi disa pjesë të qytetit Fallujah dhe Ramadi, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Luftimet kanë shpërthyer në krahinën Anbar të hënën, pasi forcat e sigurisë shkatërruan një kamp të protestuesve Sunni, në qendër të Ramadit, duke nxitur kështu tensione sektariane, ndërmjet të arabëve sunitë dhe qeverisë shiite të Irakut.

Që prej atë ditë, forcat e sigurisë janë larguar nga disa poste që mbanin në Ramadi dhe Fallujah.

Agjencia franceze e lajmeve AFP përcjell vlerësimet e një zyrtari të lartë qeveritar, sipas të cilit gjysma e qytetit të Fallujah është në duart e grupeve të ndërlidhura me Al-Kaidan, në veçanti nën kontroll të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (ISIL).

Sipas këtij zyrtari, në Ramadi disa pjesë të qytetit kontrollohen nga ISIL-i, e pjesë të tjera nga burrat e fiseve të ndryshme.

Disa medie të huaja raportojnë, se shumë kamionë shihen duke shetitur rrugëve përplot më njerëz të armatosur që bartin flamuj të zinj me shenja dalluese të Al-Kaidas.
XS
SM
MD
LG