Ndërlidhjet

Qindra të arrestuar për sulmet terroriste në Volgograd


Rusi - Ceremonia e varrimit të policit të vrarë rus, i cili vdiq duke u përpjekur që të ndal sulmuesin vetëvrasës të detonoj bombën në stacionin e trenave në Volgograd, 02 janar, 2014
Rusi - Ceremonia e varrimit të policit të vrarë rus, i cili vdiq duke u përpjekur që të ndal sulmuesin vetëvrasës të detonoj bombën në stacionin e trenave në Volgograd, 02 janar, 2014
Autoritetet ruse kanë arrestuar qindra persona në saje të hetimeve për dy sulmet terroriste që vranë 34 njerëz në Volgograd.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë ministrin e brendshëm rajonal të ketë thënë se rreth 700 njerëz, përfshirë shumë emigrantë nga Azia Qendrore dhe rajoni i Kaukazit Verior rus, janë prangosur pas sulmit të së dielës dhe të hënës në këtë qytet.

Institucionet ruse ende po hetojnë sulmet e kryera nga dy sulmues vetëvrasës të dyshuar në stacionin hekurudhor të qytetit dhe një trolejbus, dhe nuk flasin për ndonjë motiv apo pistë hetimesh.

Por, Shërbimet e Sigurisë në Federatën Ruse, sipas agjencisë Reuters, thonë se dyshojnë që islamistët militantë nga Kaukazi Verior janë përgjegjës për këto sulme.

Polici që ishte munduar të ndal sulmuesin vetëvrasës në stacionin e trenit, që ngjau më 29 dhjetor, është varrosur sot në Volgograd.

Dhjetëra njerëz janë lënduar nga sulmet, disa prej të cilëve janë ende në gjendje të rëndë.
XS
SM
MD
LG